Manolas kërkon pagë më të lartë ose do të largohet prej Romës

  • 08 November 2017 - 19:42
Manolas kërkon pagë më të lartë ose do të largohet prej Romës

Roma synon të zgjasë marrëveshjen me mbrojtësin Kostas Manolas.

Mbrojtësi grek i “ujkonjave” nuk e ka ndërmend që të qëndrojë për një kohë të gjatë te romakët, por në të kundërtën kërkon një pagë më të lartë.

Pa vendimin e pronarit të Romës, klubi nuk mund të pranojë një kusht të tillë, prandaj sipas “Il Tempo”, drejtori sportiv i “Giallorossi”, Monchi do të udhëtojë për në Boston, ku do të bisedojë situatën me James Pallottan.

Futbollisti më parë ka luajtur edhe për Thrasyvoulos, AEK Athens dhe Olympiacos

Kontrata aktuale e futbollistit, i cili u transferua në Romë nga Olympiakos në vitin 2014, do të përfundojë më 30 qershor të vitit 2019.

Sipas transfermarkt.de, futbollisti 26-vjeçar kushton rreth 30 milionë euro dhe për shërbimet e grekut kanë shprehur interesim shumë skuadra evropiane mesin e tyre edhe Chelsea.

Kujtojmë se qendër mbrojtësi aktualisht paguhet hiq më pak se 400 mijë euro në vit dhe kjo shihet si pengesë e madhe për një ndër lojtarët kryesor të kryeqytetasve.

Ndryshe, Manolas deri më tani ka luajtur në 104 ndeshje për Romën duke shënuar katër gola.

(Kosova Sot)