Ylli i Kombëtares stërvitet ndaras nga skuadra

  • 08 November 2017 - 20:56
Ylli i Kombëtares stërvitet ndaras nga skuadra

Shqipëria ka kryer sot dy seanca stërvitore para miqësores me Turqinë më 13 nëntor në Antalia

Skuadra kombëtare ka vijuar ditën e sotme programin e saj me seancën e dytë stërvitore në Antalia, të udhëhequr nga trajneri Christian Panucci.

Për dallim prej lojtarëve tjerë, vetëm Migjen Basha është stërvitur i ndarë nga pjesa e tjetër, për shkak të një lëndimi që ka.

“Skuadra kombëtare ka vijuar ditën e sotme programin e saj me seancën e dytë stërvitore në Antalia. Ngarkese e plotë, por edhe një hapësirë e madhe e kohës stërvitore për ekipin me drejtim të aspektit taktik. Trajneri i ekipit kombëtar Christian Panucci ka vazhduar edhe këtë pasdite me pjesën taktike, duke parë një herë një grup dhe me pas grupin tjetër të ekipit në kombinacionet dhe ushtrimet e ndryshme në fushë, sipas ndarjes së planifikuar.

Gjatë gjithë kohës trajneri ka qenë në komunikim intensiv me lojtarët në pjesën taktike të stërvitjes për lëvizjet e tyre në fushë. Më pas, në 20 minutat e fundit edhe një mini-ndeshje, edhe këtu për të vlerësuar situatat taktike të lojës. Ndërkaq vijon të stërvitet i diferencuar Migjen Basha, i cili sot ka bërë disa ushtrime të lehta veçmas në seancën e pasdites, dhe më tej ka vijuar më pak vrap të lehtë.

Dita e sotme e ekipit përfaqësues ka përkuar me ngarkesën e dy seancave stërvitore. Ndërkohë nesër është planifikuar vetëm një seance stërvitore, ajo e pasdites.

Probleme fizike të lojtaret nuk ka, përveç Bashës që ka ardhur në grumbullim me shqetësime fizike dhe që bën stërvitje të diferencuar, drejt rikuperimit te tij”, thuhet në njoftimin e FSHF-ë.

(Kosova Sot)