Dybala shitet për 230 milionë euro, zëvendësohet me mesfushorin që kushton 175 milionë

  • 08 November 2017 - 22:16
Dybala shitet për 230 milionë euro, zëvendësohet me mesfushorin që kushton 175 milionë

Sulmuesi argjentinas, Paulo Dybala pritet të largohet nga Juventus në fund të këtij sezoni, pasi pritet kalimi i tij në Real Madrid

Drejtuesit e Juventusit ia kanë bërë të qartë Real Madridit se nëse e duan sulmuesin Paulo Dybala, atëherë duhet të paguajnë 230 milionë euro, shkruan Don Balon.

Kjo shifër nuk pritet të jetë problem për Realin, pasi në vitet e fundit më shumë ka përfituar nga shitjet se sa ka shpenzuar.

Për të ulur këtë shifër, Reali pritet që si pjesë të marrëveshjes të përfshijë edhe mesfushorin brazilian, Casemiro.

Në anën tjetër, Juventus tashmë ka gjetur zëvendësuesin e Dybalas.

Bëhet fjalë për mesfushorin e Liverpoolit, Philippe Coutinho, i cili “Zonjës së Vjetër” pritet t’i kushtojë 175 milionë euro.

Barcelona është tërhequr nga gara për brazilianin, ndërsa italianët duhet të mposhtin vetëm konkurrencën e PSG-së. 

(Kosova Sot)