< &#8203;Pirlo nuk e kishte pritur atë që i ndodhi pas pensionimit - Sport - Kosova Sot
​Pirlo nuk e kishte pritur atė qė i ndodhi pas pensionimit

​Pirlo nuk e kishte pritur atė qė i ndodhi pas pensionimit

Mesfushori italian, Andrea Pirlo para pak ditësh edhe zyrtarisht njoftoi se është pensionuar nga futbolli aktiv

Pas këtij lajmi, ai ka marrë me miliona urime, nga tifozët dhe lojtarë e bashkë-lojtarë, të cilët e kanë vlerësuar për atë që i ka dhënë futbollit.

Kaq shumë urime nuk kishte pritur Pirlo, i cili edhe një herë tjetër i ka falënderuar të gjithë për përkrahjen.

“Dua të ju falënderojë të gjithëve për ngrohtësinë dhe dashurinë që treguat për mua. Nuk e kisha imagjinuar kurrë një përfshirje të tillë. Më ka bërë shumë krenar dhe të lumtur. Edhe një herë FALEMINDERIT”, shkruan Pirlo në Twitter.

Pirlo gjatë karrierës së tij kishte luajtur për skuadrat si Inter, Milan, Juventus dhe New York City.

(Kosova Sot)

3 orë e 15 minuta më parë