Sot luan Kosova U-21, pret Izraelin në stadiumin ‘Adem Jashari’

  • 09 November 2017 - 11:16
Sot luan Kosova U-21, pret Izraelin në stadiumin ‘Adem Jashari’

Kosova U-21 sot do të kthehet të luajë në Mitrovicë, nën dritën e reflektorëve në stadiumin ‘Adem Jashari’ ku pret Izraelin.

Djelmoshat e Rafet Prekazit kanë marrë 6 pikë deri më tani në këto kualifikime, me dy fitore dhe dy humbje.

Atmosfera në ditët e tubimit ka qenë jashtëzakonisht e mirë, derisa entuziazmi për një tjetër paraqitje dinjitoze është i madh.

Po ashtu gëzon fakti se të gjithë futbollistët janë në gjendje të mirë shëndetësore dhe të gjithë janë të gatshëm dhe në dispozicion për sfidën e ndaj Izrealit.

“Si çdo herë edhe në këtë ndeshje pres angazhim maksimal të futbollistëve. Ne kemi punuar për të pasur një paraqitje të mirë dhe për të arritur sukses, por duhet pasur parasysh se në futboll asnjë ndeshje nuk është e  njëjtë, secila i ka veçoritë e sa”.

“Jemi përfaqësuese e re në Evropë, prandaj duhet të japim mbi 100 për qind për t’i treguar Evropës se lojët e paraqitura në ndeshjet e kaluara nuk kanë qenë të rastësishme dhe se më nuk jemi kafshatë e lehtë për askënd”.

“Jemi të vetëdijshëm për kualitetin e Izraelit, mirëpo këtu ka brumë dhe vetëm duhet që populli t’i përkrahë dhe t’u japë kurajë. Gjithsesi, ne duhet të flasim pak e të punojmë shumë dhe sigurisht se as rezultatet nuk do të mungojnë. Të gjithë duhet të mburremi me këta djelmosha që japin maksimumin e tyre për shtetin e tyre”, ka thënë Prekazi.

Ndeshja fillon në ora 19:00 dhe zhvillohet nën dritën e reflektorëve në stadium ‘Adem Jashari’. 

(Kosova Sot)