​Morata tregon të vërtetën e largimit nga Reali

  • 09 November 2017 - 11:20
​Morata tregon të vërtetën e largimit nga Reali

Alvaro Morta ka treguar se ishte ai që vendosi të largohej nga Real Madrid dhe të kalonte në Chelsea

Sulmuesi spanjoll, Alvaro Morata pas vetëm një sezoni në Real Madrid vendosi të largohej, pasi dëshironte të luante më shpesh.

Morata tregoi se Zidane donte që ai të qëndronte, por vendimi për largim e mori ai, sepse dëshironte të luante në Kupën e Botës me Spanjën.

“A ju kërkoi Zidnae që të qëndronit në Real? Në fund i jam mirënjohës tërë jetën Zidane, sepse ai më dha mundësinë për të fituar edhe një Ligë të Kampionëve dhe të luaj në Real Madrid”, tha fillimisht Morata për Marca.

“Zidane më tha: ‘Alvaro, unë e kuptoj që ju dëshironi të luani dhe të keni vazhdimësi dhe e shoh të logjikshme që dëshironi të largoheni’. Ai më tha se nëse dëshiroja mund të qëndroja, por, po ashtu më tha se kishte shumë opsione në sulm”, vazhdoi spanjolli.

“Vendos që më e mira ishte të largohesha, sepse ishte Kupa e Botës përpara dhe doja të isha pjesë e saj. Dua të jem i rëndësishëm për Spanjën dhe për këtë më duhej të kisha vazhdimësinë që e kam”, tha në fund Morata.

(Kosova Sot)