Juventusi monitoron 50 lojtarë, Strakosha në listë

  • 09 November 2017 - 12:31
Juventusi monitoron 50 lojtarë, Strakosha në listë

Juventusi vazhdon të mbetet njëri prej klubeve më serioze në investime në Evropë.

Në vitet e fundit bardhëezinjtë kanë treguar se dinë të godasin në afatet kalimtare, duke ofruar emra të mëdhenj në skuadër.

Tuttosport ka publikuar një listë me 50 emra që po monitorohen nga drejtuesit juventin.

Aty është edhe Thomas Strakosha, portieri shqiptar që po shkëlqen me Lazion këtë sezon.

Kjo formë e shkëlqyer që Thomas Strakosha po kalon te skuadra e Lazios, duket se ka zgjuar interesin e drejtuesve të Juventusit.

Bardhezinjtë janë në kërkim të një pasardhësi pas pensionimit të Buffonit dhe gardiani shqiptar është një ndër të piketuarit e drejtori Beppe Marrotta.

Lista e plotë e futbollistëve të vëzhguar 

Caldara, Spinazzola, Orsolini, Emre Can, Milinkovic-Savic, Gimenez, de Vrij, Torreira, Ricardo

Pereira, Ghoulam, Meret, Han, Pellegri, Salcedo, Alex Telles, Oblak, N’Zonzi, Fabinho, Rakitic, Fekir, Inaki

Williams, Bellerin, SidibE, Strootman, Rabiot, Barella, Vrsaljko, Diallo, de Light , Emerson Palmieri, Raphael

Guerreiro , Veltman, Di Maria, Meunier, Koke, Dolberg, Kluivert, Vilhena, Weiser, Issa

Diop, Strakosha, Kepa, Saul, Diakhaby, Grimaldo, Upamecano, Lincoln, Chiesa, Kroos.

(Kosova Sot)