​Bonucci: Nuk është opsion mos shkuarja në Rusi

  • 09 November 2017 - 13:29
​Bonucci: Nuk është opsion mos shkuarja në Rusi

Leonardo Bonucci insiston se Italia do të shkojë në Kupën e Botës

Italia do të luajë ndaj Suedisë në play-off, për të kërkuar një vend në mesin e 32 kombëtareve që do të marrin pjesë në Kupën e Botës.

Për qendërmbrojtësin Leonardo Bonucci mos shkuarja në Rusi nuk është opsion për ta, sepse do të luftojnë për çdo top.

“Në play-off kundër Suedisë do të jenë dy ndeshje të vështira kundër një skuadre të fortë, që e ka dëshmuar në fazën e grupeve, duke lënë jashtë Holandën”, tha fillimisht Bonucci për faqen e Fifa.com.

“Do të jetë e vështirë. Por, ne jemi Italia dhe të mungojmë në Kupën e Botës nuk është një opsion. Ne do të luftojmë për çdo top”.

Ndeshja e parë do të zhvillohet në Stokholm këtë të premte, ndërsa ndeshje e kthimit të hënën në Itali. 

(Kosova Sot)