Klopp: Refuzova një skuadër historike në Angli për t’iu bashkuar Liverpoolit

  • 09 November 2017 - 14:03
Klopp: Refuzova një skuadër historike në Angli për t’iu bashkuar Liverpoolit

Jurgen Klopp ka zbuluar se e kishte refuzuar një skuadër historike angleze para se të nënshkruante me Liverpoolin.

Arsyeja, thotë ai, ishte se marrja e detyrës në krye të Liverpool ishte gjëja e duhur.

Në atë kohë, Manchester United po ngecte nën urdhrat e Louis van Gaal, ndërsa Chelsea po përgatitej të ndahej nga Jose Mourinho.

Do të ishte e pritshme nga këto dy klube të tregonin interesim për Klopp, duke parë që ai ishte larguar nga Dortmundi, por asnjëra prej tyre nuk arriti të bëjë marrëveshje me të pasi Liverpool ta rrëmbejë atë për ta zëvendësuar Brendan Rodgersin.

“Pse Liverpoolin? Kam pasur ofertë nga një skuadër historike angleze para dy viteve, por asnjëherë nuk jam ndier i rehatshëm me mënyrën se si e kanë kuptuar futbollin ata”, ka thënë Klop sipas Soccer Laduma.

“Nuk ndjeva se ishte gjëja e duhur. Kur Livepool më thirri, nuk mund të shpjegoj. Ishte gjëja e duhur”, ka shtuar ai. 

 (Kosova Sot)