Lampard: Chelsea është në luftë për titull

  • 09 November 2017 - 14:17
Lampard: Chelsea është në luftë për titull

Frank Lampard ka pranuar se starti i shkëlqyer i Manchester Cityt në Ligën Premier mund ta bëjë të vështirë për Chelsean mbrojtjen e titullit, por ua ka tërhequr vërejtjen kritikëve që të mos e përjashtojnë nga lufta për titull klubin londinez.

City është tetë pikë larg nga Unitedi dhe Tottenhami në maje të tabelës pas 11 ndeshjeve, me Chelsean që është nëntë pikë prapa në vendin e katërt.

Blutë u mposhtën 1-0 nga liderët e tabelës në Stamford Bridge, por Lampard beson në rikuperimin e Chelseat.

“Do të jetë vështirë këtë vit pas këtij starti të Cityt. Realiteti është se ata kanë krijuar distancë në tabelë dhe kanë skuadër të fortë”.

“Mendoj se Chelea po lufton për dy frontet, në Ligën e Kampionëve dhe në Ligën Premier”.

“Mendoj se Chelsea do të jetë konkurrues deri në fund. Të shohim, City ka luajtur shumë mirë, por performanca ndaj Unitedit nga Chelsaea ishte mjaft mbresëlënëse”.

“Nëse Chelsea luan në atë nivel, mund të mposhtë secilin ekip”, potencoi Lampard.

(Kosova Sot)