Italia merr lajm të keq para ndeshjes për “play-off” kundër Suedisë

  • 09 November 2017 - 15:27
Italia merr lajm të keq para ndeshjes për “play-off” kundër Suedisë

Simone Zaza është larguar nga seanca e sotme stërvitore pas një problemi në gju dhe mund të mungojë në ndeshjen e parë të “play-off” për Kupën e Botës Rusia 2018, e cila zhvillohet nesër në Stokholm kundër Suedisë.

Zaza u thirr në kombëtare për herë të parë që prej Kampionatit Evorpian 2016 dhe pritej të ishte startues në ndeshjen e nesërme në Stokholm. 

Por, sipas Sky, ai u detyrua ta lërë seancën stërvitore sot pas një problemi në gjurin e majtë.

Ai do të mbetet në skuadër dhe do të udhëtojë për në Suedi, por duket se nuk do ta nisë ndeshjen.

(Kosova Sot)