< Legjenda e Arsenalit i kërkon klubit t’i thotë lamtumirë Sanchezit - Sport - Kosova Sot
Legjenda e Arsenalit i kėrkon klubit t’i thotė lamtumirė Sanchezit

Legjenda e Arsenalit i kėrkon klubit t’i thotė lamtumirė Sanchezit

Legjenda e Arsenalit beson se klubi duhet t’i thotë lamtumirë Alexis Sanchezit nëse kiliani vërtet e dëshiron largimin.

Tony Admas, ish-kapiteni i Arsenalit thotë se klubi nuk duhet t’i mbajë lojtarët e palumtur.

Gjatë kësaj jave është raportuar se Arsenal mund të pajtohet ta shesë kilianin, të cilit kontrata me klubin i skadon në fund të këtij sezoni dhe nëse negociatat për rinovim, atëherë kiliani mund të larohet si transfer i lirë në fund të sezonit. Klubi më i interesuar për të është Manchester City.

Ndërkohë, Adams thotë se Arsenal duhet ta marrë dike që dëshiron të luajë për klubin, në vend se të mbajë dike që nuk dëshiron.

“Ne kishim një filozofi në Arsenal: nëse nuk dëshiron të jesh në klub, atëherë tung tung. Gjithmonë i kam dashur këto parime”, ka thënë ai.

(Kosova Sot)

18 orë e 44 minuta më parë