Një shok i Schumacherit zbulon gjendjen e ish-pilotit të Formula 1

  • 09 November 2017 - 16:27
Një shok i Schumacherit zbulon gjendjen e ish-pilotit të Formula 1

Michael Schumacher, shtatë herë kampioni i Formula 1, pësoi një aksident me ski më 29 dhjetor 2013 në Francë.

Pas më shumë se katër viteve, një shok i ish-ngasësit të Ferrarit, foli dhe tregoi gjendjen e tij.

“Corina dhe fëmijët vazhdojnë të besojnë në një mrekulli. Shërimi i tij po shkon mirë, duke pasur parasysh rrethanat. Gjërat e tij atletike dhe psikike do t’i ndihmojnë shumë atij”, ka thënë një shok i paidentifikuar i Schumit.

Kujtojmë se ende familja e gjermanit nuk ka dhënë asnjë detaj zyrtar për gjendjen e Schumacherit.

(Kosova Sot)