< Humb Kosova - Sport - Kosova Sot
Humb Kosova

Humb Kosova

Kosova U-21 është mposhtur 0:4 në “Adem Jashari” nga Izraeli U-21.

Kosova U-21 ka pësuar humbjen e tretë në kualifikimet për Evropianin që do të mbahet në Itali dhe San Marino, më 2019.

Të rinjtë e Kombëtares sonë ishin të pafuqishëm ndaj mysafirëve, që pësuan tre gola në “Adem Jashari”, dy në pjesën e parë dhe një në atë të dytë.

Raz Nachmias (15’), Shon Weissman (44’), Or Dasa (58’) dhe Matan Hozez, shënuan për fitoren e Izraelit, që parakaloi në renditje tani Kosovën në Grupin 5.

Pas kësaj fitore, Izraeli mori pozitën e tretë me shtatë pikë, ndërsa Kosova mbetet në pozitën e katër me gjashtë pikë. 

(Kosova Sot)

11 orë e 23 minuta më parë