Suedi – Itali, formacionet e mundshme

  • 10 November 2017 - 10:32
Suedi – Itali, formacionet e mundshme

Suedia dhe Italia do të takohen sonte në kuadër të “play-off” për Kupën e Botës Rusia 2018.

Ndeshja e parë zhvillohet sonte me fillim nga ora 20:45 në “Friends Arena” në Solna, ndërsa ajo e kthimit në “San Siro” të Milanos të hënën në mbrëmje.

Italia pritet të nisë me Andrea Belottin dhe Ciro Immobilen në sulm, ndërsa Suedia do të mbështetet në Albin Ekdal,.

Italia do të përballet me mungesa në këtë ndeshje, pasi Simone Zaza, Stephan El Shaaqaëy, Leonardo Spinazzola dhe Danilo D’Ambrosio nuk janë të gatshëm për të luajtur.

Këto janë formacionet e mundshme të të dy skuadrave:

Suedi: Olsen; Krafth, Lindelof, Granqvist, Augustinsson; Claesson, Larsson, Ekdal, Forsberg; Berg, Toivonen

Itali: Buffon; Barzagli, Bonucci, Chiellini; Candreva, Parolo, De Rossi, Verratti, Darmian; Immobile, Belotti

(Kosova Sot)