Del Piero poston një fotografi me tre yjet e Argjentinës dhe ka një pyetje interesante për tifozët e futbollit (Foto)

  • 10 November 2017 - 11:43
Del Piero poston një fotografi me tre yjet e Argjentinës dhe ka një pyetje interesante për tifozët e futbollit (Foto)

Ikona e futbollit të Italisë, Alessandro Del Piero ka vizituar Kombëtaren e Argjentinës.

Pas vizitës që ka bërë në kampin argjentinas nuk kishte se si të mungonte një foto me Lionel Messin, Paulo Dybalan dhe Sergio Agueron.

Del Piero është përkujdesur që kjo foto të publikohet në faqen e tij zyrtare në rrjetin social Facebook.

Legjenda e Juventusit ka bërë edhe një pyetje shumë interesante për fansat e tij dhe tifozët e futbollit.

“… dhe nëse luajmë së bashku? Cili do ta veshë fanellën me numër 10”, ka shkruar Del Piero.

Sigurisht që shumica nga tifozët kanë komentuar për Del Pieron dhe Messin duke lënë mbrapa Dybalan dhe Agueron.

Kujtojmë që Dybala është pasardhës i Del Pieros te Juventusi dhe ka trashëguar fanellën me numër 10.

43-vjeçari ka përfunduar karrierën dy vite më parë derisa klubi i tij i fundit ishte Delhi Dynamos nga India. 

(Kosova Sot)