Alba: Shumë më mirë për mua që Neymar nuk luan me ne

  • 10 November 2017 - 11:51
Alba: Shumë më mirë për mua që Neymar nuk luan me ne

Jordi Alba po kënaqet duke luajtur për Barcelonën tani që Neymar nuk është me pjesë e skuadrës.

Neymar u largua nga “Camp Nou” për të kaluar te PSG-ja për një shumë rekorde prej 222 milionë euro në gusht të këtij viti.

Pas kësaj, trajneri i Barcelonës Ernesto Valverde e ka ndryshuar taktiken e sulmit, dhe ndër përfituesit e këtij ndryshimi është Jordi Alba, i cili ka dhënë katër asiste në Lia Liga këtë sezon, pra më shumë se secili lojtar tjetër në klub.

Spanjolli thotë se është i lumtur me hapësirën që ka në sulm pas largimit të Neymarit.

“Ai është lojtar i madh, por për shkak të rrethanave, ndjenjave apo mendimeve, ai vendosi të largohej. Në fund, ka shumë djem tjerë që mund të bëjnë punë të mirë këtu. Siç kam  thënë dhe më parë, tash kam më shumë hapësirë për të vrapuar dhe për mua është shumë më mirë”, ka thënë ai.

(Kosova Sot)