Lëndohet Nainggolan, te Roma frikësohen për derbin ndaj Lazios

  • 10 November 2017 - 13:18
Lëndohet Nainggolan, te Roma frikësohen për derbin ndaj Lazios

Mesfushori i Romës, Radja Nainggolan mori një lëndim në trajnim me kombëtaren dhe është në dyshim për miqësoren e Belgjikës me Meksikën.

Nainggolan sapo ishte rikthyer pas një mungese katër mujore te kombëtarja e Belgjikës, por u tregua shumë i pafat.

Trajneri Roberto Martinez tha në konferencën e shtypit më parë se Nainggolan do të jetë sot (e premte) në fushë kundër Meksikës.

Megjithatë, Federata belge lëshoi një deklaratë që konfirmonte se mesfushori i Romës ka pësuar një dëmtim gjatë stërvitjeve.

“Radja duhej të largohej nga stërvitja më herët për shkak të dhimbjes së ijëve”.

“Ekzaminimet shtesë bëhen nesër (sot), por ai është i pasigurt për Belgjikë-Meksikë”, përfundon njoftimi i belgëve.

Herën e fundit Nainggolan ka veshur fanellën e Belgjikës ishte kundër Republikës Çeke më 5 qershor.

Mediat italiane raportojnë se lëndimi i belgut nuk duket edhe aq i lehtë dhe mund të rrezikoj paraqitjen në derbi ndaj Lazios me 18 nëntor.

(Kosova Sot)