Nesta: Milan ka shumë probleme, kjo skuadër është favorite për titull

  • 10 November 2017 - 13:40
Nesta: Milan ka shumë probleme, kjo skuadër është favorite për titull

Alessandro Nesta pohon se Milani ka shumë probleme dhe shpreson së një ditë do ta drejtojë edhe Lazion edhe Milanin.

Milan është duke kaluar në formë të dobët pas pesë humbjeve në 12 ndeshje këtë sezon, duke mbetur jashtë vendeve që çojnë në kupat evropiane, ndërsa Lazio është duke fluturuar në vendin e katërt, nën urdhrat e ish-shokut të skuadrës të Nestas, Simone Inzaghi.

“Milani i ri? Suksesi i tyre ende nuk ka nisur sepse kanë shumë probleme,” ka thënë Nesta, i cili është trajner i Miami FC, për Corriere dello Sport.

“Kur ndryshon shumë gjërat, është e pashmangshme. Montella është trajner i madh, por ka një punë të vështirë në Milan”, ka shtuar ai.

Ndërsa i pyetur se kush do ta fitojë skudeton, ai është përgjigjur: “Interi për Scudetto? Spalletti ka një karakter magjepsës dhe ide, por Allegri ka një skuadër shumë më të mirë në dispozicion”.

(Kosova Sot)