Mane i lumtur që Keita do t’i bashkohet te Liverpooli

  • 10 November 2017 - 14:38
Mane i lumtur që Keita do t’i bashkohet te Liverpooli

Sulmuesi këmbëshpejtë Sadio Mane është i kënaqur me shokun e ekipit kombëtar të Senegalit, Naby Keita, që do t’i bashkohet atij te Liverpooli

Mesfushori i RB Leipzigut, Keita ka nënshkruar për Redsat në afatin e verës, por do të shkojë zyrtarisht në Anfield sezonin e ardhshëm.

Megjithatë, bashkëkombësi i tij, Mane është i kënaqur që mesfushori i skuadrës gjermane do t’i bashkohet atij te Liverpooli.

“Ai është një lojtar me të vërtetë i veçantë dhe është si një familjar për mua”, ka thënë fillimisht Mane për portalin britanik Goal.

Naby Keita po befason të gjithë me paraqitjet e tij te RB Leipzigu

“Ne ishim të afërt në Salzburg dhe ende mbajmë kontakte”.

“Mua më pëlqen ta shikoj atë dhe shpresoj ta ndihmoj përsëri kur të vijë këtu vitin e ardhshëm”.

“Ai më pyeti për Liverpoolin dhe i thashë se ky është një klub i mahnitshëm me lojtarë të talentuar, një menaxher të madh dhe shumë ambicie”.

“Qyteti dhe populli janë me të vërtetë të këndshëm dhe ai do të ndihet si në shtëpi këtu”, përfundoi sulmuesi senegalez. 

(Kosova Sot)