Morata: Natyrisht që do të rikthehesha te Real Madridi

  • 10 November 2017 - 14:44
Morata: Natyrisht që do të rikthehesha te Real Madridi

Alvaro Morata ka thënë se do të ishte i lumtur t’i ribashkohej Real Madridit në të ardhmen.

Sulmuesi i Chelsea u largua nga ekipi i Zinedine Zidane gjatë verës, duke iu bashkuar kampionit të Premier Ligës pasi kishte dështuar të siguronte vendin e titullarit në 11-shën e parë në “Bernabeu”.

I pyetur nëse do të konsideronte rikthimin në Madrid në të ardhmen, Morata ka thënë për Cadena SER: “Natyrisht se do të rikthehesha në Real Madrid. Pasi të fitoj gjithçka me Chelsea dhe të bëj një karrierë të madhe këtu, pse jo?”

Ai ka thënë se është vështirë ta refuzosh Real Madridin.

“Është shumë e vështirë t’i thuash ‘jo’ Real Madridit për një tifoz të Real Madridit si unë. Por, nuk besoj se do të ndodh, por kush e di”, ka shtuar ai.

(Kosova Sot)