Zyrtare: “France Football” zbulon datën për “Topin e Artë”

  • 10 November 2017 - 17:07
Zyrtare: “France Football” zbulon datën për “Topin e Artë”

Fituesi i “Topit të Artë” për vitin 2017 do të mësohet me 7 dhjetor.

Fituesi i çmimit prestigjioz “Topi i Artë” për vitin 2017 do të mësohet të enjten me 7 dhjetor dhe do të ketë program special në televizionin L'Equipe që do të fillojë nga ora 19:45 i udhëhequr nga futbollisti tashmë në pension, David Ginola.

Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi edhe këtë vit janë favoritët për të rrëmbyer “Topin e Artë” ku tashmë janë mësuar 30 kandidatët për këtë çmim.

Nëse Ronaldo fiton, do të jetë Topi i pestë i Artë aq sa ka edhe Messi, nëse triumfon ky i fundit, do të ishte i gjashti në karrierë, më shumë se çdo lojtarë tjetër në histori, duke lënë prapa Ronaldon me katër të tilla. 

(Kosova Sot)