Dybala sqaron polemikat me Messin

  • 10 November 2017 - 17:18
Dybala sqaron polemikat me Messin

Dybala ka sqaruar edhe një herë deklaratën që ngjalli shumë polemika për të e Leo Messin.

Sulmuesi i Juventusit, Paulo Dybala. ka sqaruar polemikat e lindura në Argjentinë pas fjalëve të tij mbi bashkëjetesën në fushë me Leo Messin.

“Është e vështirë të luash me të sepse lëvizim në pozicione të njëjta”, pati deklaruar sulmuesi i Juventusit në një konferencë për shtyp, duke iu referuar 5 herë fituesit të “Topit të Artë”.

Dybala tashmë sqaron se deklarata nuk ka qenë e plotë.

“Mbaj mend që shtova se me Messin është kënaqësi të luash. Me të mund të mësosh shumë gjëra. Mediat interpretojnë keq fjalët që të shesin më shumë. 18 pyetje nga 22 ishin për Leon dhe në 17 prej tyre pata folur shumë mirë për të. Leo është idhulli im”, deklaroi Dybala.

23 vjeçari më pas tregoi se në rastin e parë pas kësaj situate, iu afrua Messit për t’i sqaruar se çfarë kishte thënë, ndërsa reagimi i numri 10 të Barcelonës ishte i menjëhershëm: “nuk më la të flas, më buzëqeshi dhe menjëherë më tha, e di, rri i qetë”.

“I thash Leo... dhe ai filloi të buzëqesh, ai e kuptoj çfarë doja t’i thosha. Më pas e kuptova edhe unë se nuk ka nevojë të sqarojmë diçka. Më tha të rri i qetë sepse nuk kishte asgjë të keqe”.

Aktualisht, sulmuesi ndodhet bashkë me Messin në grumbullimin e Argjentinës për miqësoret kundër Rusisë e Nigerisë. 

(Kosova Sot)