Marcelo ka informuar Real Madridin për pakënaqësitë e Neymar në PSG

  • 10 November 2017 - 17:28
Marcelo ka informuar Real Madridin për pakënaqësitë e Neymar në PSG

Superylli Brazilian, Neymar duket se nuk po shijon momentet më të mira përkundër transferimit më të madh në histori të futbollit tek skuadra e PSG-së.

Siç raportohet nga ‘The Guardian’, Neymar është lodhur nga metodat e trajnerit aktual të skuadrës Franceze, Unai Emery dhe Marcelo është i pari që do ti kërkojë atij një bashkim me të në skuadrën e Real Madridit.

”Nëse do të nënshkruaja për Real Madridin, do ta bëja për Marcelon pasi është miku im.”, ishin fjalët e Neymar në vitin 2015 kur ishte pjesë e Barcelonës.

Neymar dhe Marcelo kanë një marrëdhënie shumë të madhe miqësore dhe kjo mund të ndikojë shumë në një marrëveshje të klubit Madrilen me agjentin e lojtarit Brazilian.

Gjithashtu mediumi sportiv anglez raporton që Marcelo tashmë i ka treguar drejtuesve të Real Madridit për pakënaqësitë e Neymar tek skuadra e PSG-së dhe është i gatshëm ta bind atë të transferohet në Madrid.

Rikujtojmë që gjatë kësaj vere që shkoi, Neymar u transferua në PSG nga Barcelona për një shumë rekorde dhe historike, prej 222 milion euro.

(Kosova Sot)