< Messi, Sanchez, Robben – të gjithë lojtarët të cilëve iu skadon kontrata më 2018 - Sport - Kosova Sot
Messi, Sanchez, Robben – tė gjithė lojtarėt tė cilėve iu skadon kontrata mė 2018

Messi, Sanchez, Robben – tė gjithė lojtarėt tė cilėve iu skadon kontrata mė 2018

Alexis Sánchez, Özil, Messi, Robben – janë disa nga super lojtarët që do t’ju skadojë kontrata me klubet aktuale më 2018.

Pavarësisht insistimit të klubeve, shumë lojtarë ende nuk i kanë rinovuar kontratat çka do të thotë se mund të jenë të lirë gjatë verës së vitit 2018.

Në mesin e të shumtëve është edhe asi i Barcelonës, Lionel Messi, i cili nuk e ka hedhur të bardhën mbi të zezë pavarësisht se katalunasit raportojnë se Messi ka rinovuar edhe për katër vite të tjera, raporton AS. 

Gjithë lojtarët që do të jenë të lirë në verën e vitit 2018:

Atlético de Madrid: José María Giménez, Juanfran, Torres dhe Gabi.

Arsenal: Alexis Sánchez dhe Mesut Özil.

Manchester United: Ander Herrera, Juan Mata dhe Zlatan Ibrahimovic, ndërsa shumë shpejt iu skadon kontrata edhe Shaw, Fellaini e Blind.

Bayern Munich: Robben dhe Ribery.

Liverpool: Emre Can

Juventus: Giorgio Chiellini

Lojtarëve tjerë: Ross Barkley, Stefan de Vrij, Leon Goretzka, Ghoulam, Fernandinho, Yaya Touré, Balotelli, Cabaye, Moutinho, Meyer, Cazorla, Joao Miranda, Bernard, Pléa, or Lucas Lima.

(Kosova Sot)

21 orë e 31 minuta më parë