Senegali arrin në Botëror, 24 kombëtare deri më tani janë kualifikuar

  • 11 November 2017 - 09:14
Senegali arrin në Botëror, 24 kombëtare deri më tani janë kualifikuar

Senegali është skuadra e radhës, që ka arritur të sigurojë pjesëmarrjen në botërorin ‘Rusi 2018’.

Senegalezët fituan me rezultatin 2-0, në transfertën ndaj Afrikës së Jugut dhe siguruan matematikisht kualifikimin, ndonëse kanë edhe një takim për të luajtur, tre ditë më pas, sërish ndaj afrikano-jugorëve.

Sakho shënoi për Senegalin në minutën e 12’, pas një asisti të sulmuesit të Liverpoolit, Sadio Mane, ndërsa autogoli i Mkhize në të 38-n, vulosi rezultatin 0-2.

Deri tani janë 24 skuadra që kanë siguruar kualifikimin për në botëror, ndërsa mbeten për t’u përcaktuar edhe 8 të tjera.

Gjersa një biletë për në kampionatin më të madh botëror për kombëtaret janë duke pritur edhe tetë shtete.

Këto janë 24 skuadrat e kualifikuara deri tani në botërorin ‘Rusi 2018’:

Rusi

Brazil

Iran

Japoni

Meksikë

Belgjikë

Koreja e Jugut

Arabia Saudite

Gjermani

Angli

Spanjë

Nigeria

Kosta Rika

Polonia

Egjipt

Islanda

Serbia

Portugalia

Franca

Uruguai

Kolumbia

Argjentina

Panama

Senegal

 

(Kosova Sot)