24 ekipet që tashmë janë kualifikuar në Rusi

  • 11 November 2017 - 10:30
24 ekipet që tashmë janë kualifikuar në Rusi

Senegali ka vulosur mbrëmjen e së premtes rikthimin në Kupën e Botës pas debutimit për herë të parë në vitin 2002.

Senegali ka siguruar matematikisht kualifikimin pas fitores në transfertë 2-0 kundër Afrikës së Jugut, ndonëse kanë edhe një takim për të luajtur.

Festa e senegalezëve do të vijojë sërish pas tre ditësh, në ndeshjen e fundit të grupit ku do të përballen sërish kundër Afrikës së Jugut, por këtë herë në shtëpi.

Sakho shënoi për Senegalin në minutën e 12’, pas një asisti të sulmuesit të Liverpoolit, Sadio Mane, ndërsa autogoli i Mkhize në të 38-ën, vulosi rezultatin 0-2. Deri tani janë 24 skuadra që kanë siguruar kualifikimin për në botëror, ndërsa mbeten për t’u përcaktuar edhe 8 të tjera.

Image

 (Kosova Sot)