< Shpërthen Bonucci: “Gjyqtari i fali suedezët, Toivonen më theu hundën” - Sport - Kosova Sot
Shpėrthen Bonucci: “Gjyqtari i fali suedezėt, Toivonen mė theu hundėn”

Shpėrthen Bonucci: “Gjyqtari i fali suedezėt, Toivonen mė theu hundėn”

Bonucci është shfaqur i mërzitur për humbjen e Italisë në Suedi, por më tepër është i acaruar me vendimet e gjyqtarit Cuneyt Çakır.

Mbrojtësi i Milanit, Leonardo Bonucci, thekson se Toivonen ishte për karton të kuq, që në fillim të lojës, pasi për një ndërhyrje të ngjashme është ndëshkuar edhe Bonucci në Serinë A.

“Ola Toivonen duhet të kishte dalë me të kuq, që në fillim të lojës. Një gjyqtar me autoritet do ta kishte bërë, por Cakir kishte frikë t’i ndëshkonte suedezët. Suedezi më theu hundën, pas vetëm 30 sekondash lojë”.

“Pastaj Marcus Berg, i cili mori zemër nga faljet e njëpasnjëshme të gjyqtarit, vijonte të godiste me bërryl çdonjërin prej nesh. Suedia duhet të ishte me 9 futbollistë, që kur ndeshja ishte ende 0-0”, tha Bonucci.

Gjithsesi, mbrojtësi italian bën thirrje për përqendrim dhe angazhim maksimal në sfidën e kthimit në “San Siro”, për të siguruar kualifikimin në Botëror.

 (Kosova Sot)

11 orë e 43 minuta më parë