Sadiku synon rekordin e Bogdanit

  • 11 November 2017 - 15:44
Sadiku synon rekordin e Bogdanit

Sadiku dëshiron të thyejë rekordin e Bogdanit, të shënojë më së shumti gola për Kombëtaren.

Aktualisht Armando Sadiku është i vetmi golashënues ende aktivi, që mund të përmirësojë rekordin e Erjon Bogdanit, edhe pse ka shënuar vetëm gjysmat e 18 golave të ish-bomberit kuqezi.

“Kam shënuar 9 gola me Kombëtaren. Sa herë vesh fanellën e ekipit Kombëtar, më bëhet mishi me kokrra”, u shpreh ai.

“Kur këndohet himni dhe kur e vesh këtë bluzë, për mua nuk ka lodhje. Mundohem të bëj disa gjëra, që ndoshta në klubin tim nuk i bëj”, shtoi Sadiku.

“Respekt për Alban Bushin dhe Erjon Bogdanin, por unë do të mundohem të shënoj sa më shumë gola”, theksoi mes tjerash sulmuesi Kuq e Zi.

(Kosova Sot)