Pse e refuzoi Barcelona Aubameyangun

  • 11 November 2017 - 18:24
Pse e refuzoi Barcelona Aubameyangun

Dortmund ia kishte ofruar Barcelonës sulmuesin e saj Pierre-Emerick Aubameyang pas largimit të Neymarit në drejtim të PSG-së, por gjiganti katalan kishte vendosur mos ta blejë sulmuesin.

Sipas Mundo Deportivo, Barcelona veçse e kishte një listë me emra të lojtarëve që i dëshironte pas largimit të yllit brazilian, me Ousmane Dembele dhe Philipe Coutinho në krye, në mënyrë që ta forconte skuadrën verën e kaluar. 

Edhe pse cilësitë e sulmuesit 28-vjeçar nuk vihen në dyshim, Barcelona kishte zgjedhur të nënshkruante me Dembelen duke e hedhur mundësin për ta sjellë në “Camp Nou” Aubameyangun duke menduar e ai nuk do të përshtatej me numrin një të sulmit të Barçes, Luis Suarezin.

Po ashtu, klubi katalan nuk e ka parë atë si të përshtatshëm në asnjë rol në ekipin e Valverdes. 

(Kosova Sot)