Guardiola akoma mendon për Barcelonën, ja çfarë ka bërë së fundmi

  • 11 November 2017 - 21:02
Guardiola akoma mendon për Barcelonën, ja çfarë ka bërë së fundmi

Duket sikur në kokën e drejtuesve të Barcelonës është pjekur ideja për të sjelur në ‘Cam Nou’ brazilianin e Liverpoolit Philippe Coutinho.

Por, përtej dëshirës së klubit nga njëra anë, por edhe të lojtarit nga ana tjetër, ‘Blaugranët’ vazhdojnë të hasin në kokëfortësin e skuadrës angleze që po heziton të lirohet nga shërbiomet e brazilianit.

Por nuk është se nuk ka alternativa të kësaj situate. Në fakt, sipas raporteve të mbrëmjes nga Calciomercato.com, emri i ri i identifikuar nga Barcelona është blerja më e re e Manchester Cityt Bernardo Silva të cilin Pep Guardiola është i gatshëm t’a dërgoj tek ish- klubi i tij pasi nuk ka pasur impaktin e duhur në Premier League.

Gjithsesi duket pak e mundur që një ndarje mes Silvas dhe Cityt të vie pas vetëm pak muajve, por ai mbetet një alternativë interesante për trajnerin Ernesto Valverde.

(Kosova Sot)