Xhaka e ka një mesazh për Irlandën e Veriut

  • 11 November 2017 - 21:42
Xhaka e ka një mesazh për Irlandën e Veriut

Irlanda e Veriut ndihet e dëmtuar nga penaltia kundërthënëse e cila ia siguroi Zvicrës fitoren minimale në ndeshjen e parë të fazës “play-off” për Kupën e Botës, që u zhvillua të enjten mbrëma në Belfast.

Por mesfushori shqiptar i Kombëtares së Zvicrës, Granit Xhaka nuk ndjen aspak keqardhje për këtë, duke i bërë thirrje Irlandës së Veriut ta harrojë atë penallti, të cilën Ricardo Rodriguez e konvertoi në gol. 

Gjyqtari i ndeshjes akordoi penallti kundërthënëse për prekje të topit me dorë, e cila u bë temë diskutimi në media.

Sipas Xhakës, Zvicra ishte skuadër më e mirë gjatë gjithë ndeshjes dhe e mori fitoren që e meritoi.

“Nuk e di pse është bërë kaq temë e madhe dhe pse po diskutohet kaq shumë. Duhet të harrohet. Mendoj se ne ishim skuadër më e mirë. Këtë duam ta tregojmë përsëri dhe të kualifikohemi për Botërorin Rusia 2018. Mendoj se nëse na krahasoni me Irlandën e Veriut, në jemi skuadër më e mirë”, ka thënë Xhaka.

(Kosova Sot)