Sharkohet trajneri i Meksikës, qëlloi me grusht gazetarin (Video)

  • 29 July 2015 - 13:01
 Sharkohet trajneri i Meksikës, qëlloi me grusht gazetarin (Video)

Trajneri i Meksikës, Miguel Herrera është shkarkuar për shkak se ka grushtuar një gazetar në aeroport, pas triumfit në Gold Cup.

Pas vetëm 24 orëve të triumfit në finalen e Gold Cup kundër Jamaicas me rezultatin 1-0, trajneri i Meksikës është shkarkuar nga posti i trajnerit, pasi qëlloi me grusht gazetarin Christian Martinoli.

“Pasi kam dëgjuar të gjitha komentet nga kolegët e mi që ishin pjesë e federatës në këtë garë dhe arsyet e këtij incidenti, kam marrë vendimin që trajneri, Miguel Herrera të shkarkohet nga posti”, ka thënë Decio de Maria, president i Federatës së Futbollit të Meksikës.