Zyrtare, Platini kandidon për kreun e FIFA-s

  • 29 July 2015 - 13:50
Zyrtare, Platini kandidon për kreun e FIFA-s

Michel Platini ka marrë vendimin përfundimtar për të kandiduar për postin e presidentit ë FIFA-s.

Platini ka marrë kështu misionin për të zbritur në fushë për të marrë drejtimin e futbollit botëror duke zëvendësuar Joseph Blatter, i tronditur nga skandali i korrupsionit që ka përfshirë FIFA-n.

Francezi është në këtë mënyrë favoriti absolut për të marrë drejtimin e organizmit botëror dhe për të nisur një epokë të re.

Sipas një përllogaritjeje të thjeshtë Platini ka në favorin e tij 144 vota nga 209 që janë në total. Le Roi tanimë i duhet të kërkojë votat e Oqeanisë dhe Afrikës,

Për momentin, përveç Platinit, janë dy kandidaturat e zyrtarizuara për presidencën e FIFA-s, Zico, legjenda e futbollit brazilian, dhe Musa Bility, presidenti i Federatës së Futbollit të Liberisë.

Kongresi i Jashtëzakonshëm i FIFA-s që do të përcaktojë presidentin e ri të Futbollit Botëror do të mbahet më 26 shkurt 2016 në Zyrih.