Zyrtare, Shqipëri – Serbi do të luhet në “Elbasan Arena”

  • 29 July 2015 - 14:47
Zyrtare, Shqipëri – Serbi do të luhet në “Elbasan Arena”

Shqipëri – Serbi do të luhet në Elbasan. Ndeshja e shumë përfolur dhe shumë pritur mes Shqipërisë dhe Serbisë do të luhet në stadiumin “Elbasan Arena”.

UEFA ka kërkuar zhvillimin e ndeshjes në stadiumin e Elbasanit për çështje sigurie, në mënyrë që të shmanget çdo incident i mundshëm, transmeton Panorama.

Lajmi është bërë i ditur nga Federata Shqiptare e Futbollit.