Edhe një klub tjetër italian e kërkon Bashën

  • 29 July 2015 - 16:34
Edhe një klub tjetër italian e kërkon Bashën

Edhe një klub italian po synon transferimin e Migjen Bashës. Pas Frosinones, shërbimet e mesfushorit të kombëtares shqiptare është duke i kërkuar edhe skuadra tjetër e Serie A, Chievo.
Aktualisht, 28-vjeçari është futbollist pa kontratë pasi që nga 30 qershor i këtij viti i ka skaduar marrëveshja që kishte me Torinon.
Mesfushori Basha preferon ta vazhdojë karrierën në Serinë A.

(Kosova Sot)s