Ja çfarë thotë Benitez për Mourinhon

  • 29 July 2015 - 18:24
Ja çfarë thotë Benitez për Mourinhon

Rafa Benitezit nuk i pëlqejnë polemikat me kolegët e tij, aq më tepër me Jose Mourinhon, që mbetet një mjeshtër në menaxhimin e situatave me mediat.

Ngacmimeve të portugezit rreth mbipeshës së tij dhe faktit që nuk mbijetoi për një kohë të gjatë tek Interi, trajneri i Realit të Madridit iu përgjigj prerë dhe shkurt.

“Jam trajneri i Realit të Madridit, më pëlqen futbolli, marr vesh shumë nga futbolli dhe për këtë arsye flas vetëm për futboll”, ka thënë ai.

As një fjalë më shumë për shigjetimet e trajnerit të Chelseat, ndërsa sqaron zërat e merkatos dhe mundësinë për të blerë futbollistë të tjerë, më konkretisht portierin De Gea dhe Marco Reus.