Milani ofertë të re për Romagnolin

  • 29 July 2015 - 19:06
Milani ofertë të re për Romagnolin

 Milani duket se nuk ka ndërmend të heq dorë nga Romagnoli. Sipas “Gazzetta Dello Sport”, kuqezinjtë po zhvillojnë tratativat e radhës. Oferta e fundit e Milanit ka qenë 25 milionë euro, ndërsa Roma deklaron se kartoni i lojtari vlen vetëm 30 milionë euro.

Media italiane shkruan se administratori i deleguar iMilanit, Galiani, ka thënë se pas kthimit nga Kina, ky i fundit do të vijojë kontaktet me verdhekuqtë, pasi Milani nuk do të dorëzohet deri sa të transferojë Romanjolin në Milano.