Distria Krasniqi në finale të Grand Prix të Holandës

  • 17 November 2017 - 15:17
Distria Krasniqi në finale të Grand Prix të Holandës

Sot ka filluar turneu Grand Prix i xhudos, që për tri ditë do të mbahet në Hagë të Holandës ndërsa Kosova do të përfaqësohet me tre garues.

Distria Krasniqi tashmë është kualifikuar në finale të Grand Prixit të xhudos.

Në gjysmëfinale, Distria në kategorinë deri 52 kilogramë mundi polaken, Agata Perenc.

Krasniqi është në rrugë të mirë të fitojë medaljen e artë.

Kujtojmë se Kosova përfaqësohet me Distria Krasniqin, Nora dhe Akil Gjakovën.

(Kosova Sot)