Guardiola dhe Sane shpërblehen nga Premier Liga

  • 17 November 2017 - 15:19
Guardiola dhe Sane shpërblehen nga Premier Liga

Pep Guardiola dhe Leroy Sane i kanë fituar çmimet Trajneri, respektivisht Lojtari i Muajit në Premier Ligë.

Guadriola dhe Sane janë vlerësuar si më meritoret për tri fitoren e Manchester City në po aq ndeshje të zhvilluara në Premier Ligë në muajin tetor. City brenda këtij muaji i shënoi 13 gola në total dhe siguroi një epërsi prej tetë pikëve në krye të Premier Ligës. 

Sane shënoi dhe asistoi në secilën ndeshje të luajtur në tetor në Premier Ligë.

Ky është muaji i dytë me radhë që Guardiola e fiton çmimin Trajneri i Muajit në Premier Ligë. 

(Kosova Sot)