Guardiola: Ky futbollist ma kujton Eto’n, do të bëhet si Ronaldo

  • 17 November 2017 - 20:38
Guardiola: Ky futbollist ma kujton Eto’n, do të bëhet si Ronaldo

Pep Guardiola nuk ka kursyer fjalët e mëdha për yllin e Manchester Cityt, Gabriel Jesus. Në konferencën e fundit, Pep ka thënë se ky djalosh po ia kujton Samuel Eto’n.

“Ai është një nga sulmuesit më luftarakë që e kam takuar. Ma kujton Eto’n se si luan. Është shumë i mirë në presion si askush tjetër. Ndërsa në zonë është i pamëshirshëm. Mendoj se do të bëhet si Ronaldo, ka kualitete të ngjashme” ka thënë trajneri spanjoll.

(Kosova Sot)