Ja si përgatitet Messi për sezonin e ri (Foto)
Lionel Messi ka filluar përgatitjet për sezonin e ri me skuadrën e Barcelonës.
Dhe, këto përgatitje, ai është duke i bërë në një mënyrë mjaft të veçantë.
Kjo pasi që Messi është duke stërvitur në shtëpi bashkë me djalin e tij të vogël Thiago, teksa videoja e kësaj stërvitjeje është shpërndarë në rrjetet sociale nga e dashura e Messit, Antonella.