Festa e çmendur e Chapecoenses, pas tragjedisë siguroi mbijetesën 3 javë përpara fundit

  • 17 November 2017 - 23:35
Festa e çmendur e Chapecoenses, pas tragjedisë siguroi mbijetesën 3 javë përpara fundit

Chapecoense ia del. Skuadra nga Santa Catarina arriti të siguronte mbijetesën në Brasilerao, kategoria elitare e futbollit në kampionatin brazilian, 3 javë përpara fundit të sezonit.

Klubi i goditur nga tragjedia më e madhe e kohëve të fundit me vdekjen e 19 futbollistëve si pasojë e një aksidenti ajror, më 28 nëntor të vitit të kaluar, fitoi 2-1 ndaj Vitoria me gola të Arthur dhe Tulio de Melo duke siguruar shpëtimin.

Skuadra bardhegjelbër, me një përbërje krejtësisht të re futbollistësh, ngjitet në kuotën e 47 pikëve, në vendin e dhjetë.

Një “mbijetesë” e fituar në fushën e lojës. Federatat Braziliane e Futbollist vendosi bashkë me klubet e tjera që për tre sezone, Chape nuk do të binte një kategori më poshtë, sepse skuadra kishte nevojë të rindërtohej pas tragjedisë ajrore.

Megjithatë, ky klub e kishte refuzuar privilegjin dhe fitorja 2-1, edhe pse e nisi ndeshjen në disavantazh, i ka dhënë mundësinë skuadrës të festojë arritjen e objektivit.

Festa ka qenë më e bukur pasi pjesë e ekipit ka qenë edhe portieri Jakson Follmann, i mbijetuari i tragjedisë.

(Kosova Sot)