Juve ofertë të re Draxlerit

  • 29 July 2015 - 21:42
Juve ofertë të re Draxlerit

Juventusi është duke përgatitur ofertën e dytë për mesfushorin e Schalkes, Julian Draxler.

Oferta e parë e Bianconerëve për gjermanin u refuzua, ndërsa klubi nga Bundesliga ka thënë se nuk planifikon ta shesë lojtarin.

Sidoqoftë, Tuttomercato dhe faqja e Gianluca Di Marzios raportojnë se në ditët në vijim Zonja e Vjetër do ta shtrojë ofertën tjetër.

Massimiliano Allegri e ka bërë të qartë se dëshiron një ‘trequartista’ (mesfushor që luan prapa sulmuesve) këtë verë.