Griezmann dhe Cristiano Ronaldo: Besojnë në “7”

  • 18 November 2017 - 14:29
Griezmann dhe Cristiano Ronaldo: Besojnë në “7”

Si Real Madridi, ashtu edhe Atletico Madridi, besojnë te “7”ta që kanë në skuadër.

Ylli i Real Madridit, Cristiano Ronaldo, nuk po kalon një sezon të mirë në La Liga.

Pas shtatë ndeshjeve në Spanjë, Ronaldo ka menaxhuar të shënojë vetëm një gol, shifra aspak normale për një futbollist si CR7 që dikur ka arritur të shënojë deri në 48 gola në një edicion në La Liga.

Sezon të mirë nuk po kalon as numri 7 i Atletico Madridit, Antoine Griezmann, që pas nëntë ndeshjeve – ka shënuar vetëm dy gola.

Por, si te Real Madridi, ashtu edhe te Atletico Madridi, besojnë se sonte mund të jetë nata e “7”tave në derbin e Madridit që do të zhvillohet në “Wanda Metropolitano”.

Edhe vetë lojtarët ndjejnë se kjo është nata ku duhet të rikthehen në më të mirën dhe t’i udhëheqin përpara skuadrat e tyre, ashtu siç kanë bërë vite me radhë. 

 (Kosova Sot)