Xhaka: Çfarë ndeshje!
Xhaka është i lumtur me fitoren e Arsenalit kundër Tottenhamit.
Derbi i Londrës i takon Arsenalit. “Topçinjtë” u treguan të fortë për rivalin e përjetshëm, Tottenhamin, duke triumfuar 2:0 para tifozëve të vetë.
Në këtë ndeshje shënoi i rikthyeri nga lëndimi, Shkodran Mustafi, i cili mungoi që nga tetë tetori kur u lëndua me Gjermaninë kundër Azerbajxhanit.
Shqiptari hapi serinë e golave në minutën e 36’të, ndërsa për 2:0 realizoi Alexis Sanchez në atë të 41’të, që doli të jetë rezultati përfundimtar i takimit pasi pavarësisht rasteve, nuk u shënua asnjë gol në pjesën e dytë.
Sanchez u vlerësua si më i miri për “Topçinjtë”, ndërsa pas tij u rendit shqiptari, Shkodran Mustafi. Kurse Granit Xhaka, sipas “Sofascore”, ishte më i dobëti në fushë për Arsenalin.
Sido që të jetë, për Xhakën tashmë kanë rëndësi vetëm tri pikët dhe është tejet i lumtur për triumfin në derbin e Londrës.
“Çfarë ndeshje dhe çfarë rezultati. Punë e mirë nga të gjithë, veçanërisht tifozët”, ka shkruar Xhaka në rrjetet sociale.
(Kosova Sot)