Granit Xhaka iu drejtohet tifozëve me një video-mesazh

  • 18 November 2017 - 18:44
Granit Xhaka iu drejtohet tifozëve me një video-mesazh

Mesfushori kosovar i Arsenalit, Granit Xhaka, i është drejtuar tifozëve me një video-mesazh pas fitores në derbi ndaj Tottenham.

Arsenali e mposhti sot Tottenhamin me rezultat 2-0 në shtëpi dhe Xhaka luajti 90 minuta të plotë, duke dhënë kontributin e tij në triumfin në derbin e Londrës.

Disa orë pas ndeshjes, përfaqësuesi i Kombëtares së Zvicrës në futboll, Xhaka e ka publikuar një video në llogarinë e vet në Facebook, ku i falënderon tifozët për përkrahjen dhe ua bën me dije se “Londra Veriore është e kuqe”.

Për më shumë shikojeni videon më poshtë. 

(Kosova Sot)