Kështu përgjigjet Allegri kur pyetet për mundësinë që të drejtojë Italinë

  • 19 November 2017 - 09:28
Kështu përgjigjet Allegri kur pyetet për mundësinë që të drejtojë Italinë

Allegri thotë se nuk është koha për Italinë, jo tani për tani.

Trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri, shihet si zëvendësues i Venturas pas largimit nga drejtimi i seleksionit italian, por ai thotë se tani për tani nuk po mendon për diçka të tillë.

“Të drejtoj kombëtaren e Italisë? Në këto momente absolutisht nuk është në ambiciet e mia. Pas disa vitesh, përkundrazi, po mu dha mundësia, mendoj se kam për të bërë mirë”, kështu është shprehur trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri, pas largimit te teknikut Ventura nga drejtimi i seleksionit italian.

“Te Juve ndihem mire, kam një kontratë, duhet te bëjmë ende më shumë së bashku, pasi ka shumë objektiva për të arritur. Duhet të ndërtojmë skuadrën për të ardhmen”, ka deklaruar trajneri i “Zonjës së Vjetër”. 

(Kosova Sot)