Kundërshtarët ia marrin transparentin dhe i vunë flakën, shpërthen dhuna në Zvicër mes tifozëve (Video)

  • 19 November 2017 - 10:54
Kundërshtarët ia marrin transparentin dhe i vunë flakën, shpërthen dhuna në Zvicër mes tifozëve (Video)

Zvicra shihet si ndër shtetet më të sigurta dhe me harmoni të jashtëzakonshme mes popujve që jetojnë aty.

Por në ndeshje futbolli jo gjithçka shkon në mënyrë perfekte, pasi tifozët shpesh herë din të bëjnë probleme.

Një rast i tillë ka ndodhur edhe në ndeshjen e mbrëmshme mes kampioni në fuqi të Zvicrës, Baseli dhe Sionit.

Tifozi i Baselit pasi i kishte vjedhur transparentin mysafirëve

Image

Në fakt kishte një përplasje të tifozëve mes vete, pasi gjithçka nisi nga tifozët vendas.

Tifozët e Baselit ia vodhën një transparent atyre të Sionit dhe disa minuta më vonë ia vunë flakën.

Transparentit të tifozëve të Sionit iu vu flaka nga vendasit

Image

 

Kjo ka bërë që situata të dalë nga kontrolli kur tifozët mysafirë pushtuan fushën dhe tentuan të afroheshin me vendasit për t’i qëruar hesapet.

Ndeshja kësisoj u ndërpre dhe nuk vazhdoi për 30 minuta derisa policia dhe sigurimi i stadiumit futën tifozët në tribunë.

Sion ishte duke fituar pas pjesës së parë me rezultat 0-1, por në fund Baseli bëri një rikthim të madh duke mposhtur 5-1 skuadrën nga alpet zvicerane.

Mysafirët pushtuan fushën

Pas 15 javëve në elitën e futbollit zviceran, Basel zë pozitën e dytë në tabelë me 26 pikë, ndërkohë Sioni ka zbritur në vendin e fundit me 14 pikë. 

 (Kosova Sot)