E konfirmon Cavani: Neymari e ka fituar betejën

  • 19 November 2017 - 11:28
E konfirmon Cavani: Neymari e ka fituar betejën

Neymari do t’i ekzekutojë penaltitë te PSG-ja.

Sulmuesi Edinson Cavani, ka konfirmuar se braziliani Neymar është ai që do të ekzekutojë penaltinë e radhës te PSG-ja dhe ndoshta edhe të gjitha.

“Neymari do të gjuajë penaltinë e radhës”, u përgjigj Cavani, i cili tha se është vendim i trajnerit.

Cavani shënoi dy gola në fitoren e PSG-së prej 4:1 ndaj Nantes, ndërsa Neymari nuk e gjeti portën.

 

(Kosova Sot)